Një roman mbresëlënës nga Gill Paul. “Gruaja sekrete”, një roman mbresëlënës dhe i shkruar shumë bukur, kapërcen pa mundim shekujt teksa e kaluara shkrihet me të tashmen në një histori të paharrueshme dashurie, humbjeje dhe ripërtëritjeje.
Një dukeshë e madhe ruse dhe një gazetare angleze. Të lidhura nga misteret më të mëdha të kësaj bote…
1914
Rusia është në zgrip të humnerës dhe familja Romanov përballet me një të ardhme të pasigurt. Dukesha e madhe Tatiana ka rënë në dashuri me një oficer të kavalerisë, Dimitrin, por ngjarjet marrin një rrjedhë të papritur, e cila do të vërë në rrezik marrëdhënien dhe jetën e tyre.
2016
Pas një ngjarjeje tronditëse, Kiti Fisher vendos të largohet nga Londra dhe të gjejë strehë në shtëpizën e stërgjyshit të saj në Amerikë. Atje, në brigjet e liqenit Akanabi, ajo gjen një medaljon që do ta shpjerë drejt zbulimit të një sekreti familjar të fshehur prej vitesh…
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 424 |
Përkthyes: | Sonila Pasmaçiu |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Vajza angleze
1400 L -
Rrjeti sekret
1200 L -
Çështja Karavaxho
1400 L -
Matrioshka e fundit
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.