Hakmarrja

nga Tom Bower

1300 L

Categories: SKU: 9789928338617

Trajektorja e Megan Markëllit nga aktore e panjohur në ikonë botërore është e jashtëzakonshme. Pas një fëmijërie të kaluar në sheshxhirimet e Hollivudit, ajo luftoi për t’u bërë një yll. Po edhe kur e mori rolin e rëndësishëm, ëndrra e saj e përjetshme për t’u bërë e famshme ishte ende e pakapshme. Në vitin 2016 krijoi fundin e përrallës së saj: magjepsi princin.

Më në fund, bota ishte skena e saj. Familja mbretërore britanike besonte se suksesi marramendës i dasmës së Saseksëve, i ndjekur dhe i festuar në mbarë botën, ishte fillimi i një epoke të re për Uindsorët.

Megjithatë, brenda një viti të trazuar, ëndrra u kthye në makth. Si pasojë e fushatës së turpshme “Megxit” dhe intervistës së Oprah Uinfrit, fati i familjes mbretërore duket vazhdimisht i kërcënuar.

Publiku mbetet në mëdyshje. Suksesi i Meganit është lëvduar, por ka sjellë edhe hutim e indinjatë. Të çoroditur nga publiciteti i shkëlqyer i Saseksëve, pak e kuptojnë Megan Markëllin e vërtetë.

Çfarë e pret atë më pas?

Dhe çfarë ka ndodhur me familjen në të cilën ajo u martua?

A mund ta rikthejnë Uindsorët reputacionin e tyre?

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

460

Përkthyes:

Xhimi Lazri

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Hakmarrja”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm