Heraldikët e borës
nga Niko Kacalidha
2000 L 1700 L
Niko Kacalidha është në radhë të parë poet, një poet me zanafillë greke, me një poezi metaforike surrealiste brilante, përqasur herë me zymtësinë e Seferis dhe me dritësinë e Elitis, dhe herë me detaje shqiptare të gurit, të malit, të dritës dhe të detit, të pranishme këto në pjesën më të rëndësishme të krijimtarisë së tij, gjë që e bën poezinë e tij ballkanike, me ngjyra mesdhetare, pranuar edhe nga lexuesit e kualifikuar europianë. Poet me zanafillë greke, por me shprehje shqiptare në një pjesë të ndjeshme të krijimtarisë së tij, pas rënies së komunizmit, ai iu kthye gjuhës greke, në të cilën vazhdon të shkruajë sot. Krijues me dy identitete, ai është po aq poet i talentuar në të dyja, duke përberë për studiuesit një rast të veçantë, kur i njëjti shpirt poetik shfaqet në gjuhët kaq të ndryshme siç janë shqipja me greqishten. Në fillimet e tij ai është pritur me ngrohtësi e fisnikëri prej kolegëve të tij shqiptare, siç është pritur, pa dyshim, më pas prej sivëllezërve të tij grekë. Poezia e Niko Kacalidhës, po aq sa rrugëtimi i tij njerëzor, bëjnë pjesë në historinë e re, asaj që i përket e ardhmja, të gadishullit ballkanik.
Ismail Kadare
Libra të ngjashëm
-
Lulet e ftohta të marsit
900 L765 L -
Mërkuna e zezë
800 L680 L -
Gurit të varrit ia rrëfej
1200 L1020 L -
Diktatori në kryq
1000 L850 L -
Puthësi i paligjshëm
500 L425 L