Vjen për herë të parë në shqip një libër, në të cilin historia e artit paraqitet në formën më të plotë, më të gjallë e më të mahnitshme. Në këtë libër, çdo rrymë arti shpjegohet më qartë se kurrë më parë në boshte kohore të ilustruara mjeshtërisht. Shkruar e punuar nga studiues të shkëlqyer të artit botëror, të diplomuar në Universitetet e Oksfordit e të Kembrixhit, si: Ian Chilvers, Caroline Bugler, Iain Zaczek etj., botuar së pari nga shtëpia botuese e shquar britanike, DK, dhe me përkthimin e apasionuar e të kujdesshëm të Sokol Çungës, “Histori e ilustruar e artit” është një udhëtim i jashtëzakonshëm në historinë e artit, që nis me pikturat e shpellave e mbërrin deri tek eskpresionizmi abstrakt. Këtu, veprat kryesore, që çelën udhë të reja, paraqiten për herë të parë duke shtjelluar edhe ndikimet që i mbrujtën. Po ashtu, kryeveprat më të shquara botërore paraqiten së bashku me jetën e artistëve dhe ngjarjet bashkëkohëse për të rrëfyer historinë e plotë të pikturës. Është vlerë e pasuri të kesh një libër të tillë në shtëpi!
Kopertina: | E fortë |
---|---|
Përmasat: | 260 x 300 mm |
Nr. i faqeve: | 400 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Heronjtë janë të uritur
1000 L -
Histori e Artit në Shqipëri
2000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.