Historia e Krishtërimit
nga Gian Luca Potesta, Giovanni Vian
1400 L
Që nga zanafilla e deri në ditët e sotme, mesazhi i Jezuit ka nxitur zgjedhje jetësore dhe ka ndikuar në gjuhë e kultura, ligje dhe zakone. Përgjatë kohës, Kishat e krishtera kanë ndryshuar edhe nëpërmjet konflikteve dramatike e përçarjeve, janë përballur me kontradikta dhe dialogë me hebrenjtë, paganët e myslimanët, kanë depërtuar në lëmin e etikës, politikës dhe të së drejtës.
Ky vëllim përshkon të gjithë historinë e krishtërimit me një vëmendje të orientuar qoftë në zhvillimin e institucioneve kishtare, qoftë në format e besimit të besuar dhe të jetuar. Në këtë libër shpaloset një afresk tërheqës dhe i plotë, duke filluar që nga përhapja e parë e mesazhit ungjillëzues në pellgun e Mesdheut e deri të perspektivat e mijëvjeçarit të tretë.
Botues: | |
---|---|
Përkthyes: | Sonila Kora |
Libra të ngjashëm
-
Nexus
2500 L -
Historia e Ballkanit
2000 L