Libri Historia e Perandorisë Osmane është një vështrim i plotë i këtij formacioni politik e ushtarak që, për një periudhë më shumë se 500-vjeçare, përfshiu në gjirin e saj edhe të gjitha viset shqiptare. Ajo ishte një organizim shtetëror ushtarak që e kërcënoi vazhdimisht dhe seriozisht Europën Perëndimore. Me fuqinë politike dhe ushtarake, u bë faktor i rëndësishëm në ekuilibrin politik të forcave në Europë në shek. XVI-XVII dhe një faktor në formësimin politik të Europës së sotme. Kjo perandori, me një shtrirje trekontinentale, përbën një pjesë shumë të rëndësishme të historisë botërore, pasi përjetoi Mesjetën e vonë, Kohërat e Reja dhe ato Moderne dhe, falë pozicionit gjeopolitik që gëzonte, kontrolloi rrugët kryesore tregtare të botës.
Nëpërmjet këtij libri, lexuesi shqiptar ka mundësinë të njihet me një segment të rëndësishëm të historisë së tij kombëtare dhe, ç’është më e rëndësishme dhe e re për botimet historike shqiptare, do të njihet me vendin e viseve shqiptare e të shqiptarëve në kuadrin e këtij formacioni politik perandorak. Rreziqet e vazhdueshme që Perandorisë i vinin nga Perëndimi, bënë që viset shqiptare, ndonëse periferike, të mbeteshin gjithnjë në vëmendje të politikës dhe të diplomacisë osmane.
Çdo kapitull i këtij libri është shkruar nga një historian me kontribute të njohura në fushën e studimeve osmane dhe atyre turke. Ndërkohë, kapitujt aq sa janë vepër e studiuesve të veçantë, po aq janë edhe pjesë integrale të një vepre shumëplanëshe dhe të mirëharmonizuar.
Gjithsesi, botimi francez i historisë së Perandorisë Osmane është një udhërrëfyes i plotë, që do ta zgjerojë dukshëm horizontin historik të lexuesit shqiptar. Ndërsa për lexuesin e kualifikuar dhe për studiuesit, ky libër do të jetë një libër reference, ku ata do të gjejnë një informacion të mirëfilltë historik, për t’u thelluar më pas në ato sfera, ku ata kanë interesat e tyre shkencorë dhe intelektualë.
Botues: | |
---|---|
Përkthyes: | Asti Papa |
Libra të ngjashëm
-
Nexus
2500 L2125 L -
Korridori i ngushtë
2000 L1700 L -
Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar.
1400 L1190 L -
Të Drejtët
1500 L1275 L -
Arbni
1200 L1020 L