Jehona ngacmimesh të çuditshme
nga Edmond Tupja
700 L 595 L
“Jehona ngacmimesh të çuditshme” është vëllimi i tretë me tregime erotike shkruar nga Edmond Tupja. 41 skicat e shkruara ndër vite përshkruajnë situata subtile erotike, të cilat përmes gjuhës, alegorisë, simboleve dhe metaforave e shtyjnë lexuesin drejt fantazisë, rizgjimit të dëshirës e pasionit dhe gjithashtu drejt eksplorimit të mënyrave të reja për ta kuptuar dashurinë dhe erosin.
Papritmas, lulja nisi të lëvizte, a thua se frynte erë, majtas-djathtas, djathtas-majtas, me një rregullsi të harmonishme. Pastaj, si për çudi, m’u zhduk nga sytë, sikur ta kishte përpirë nata, por nuk vonoi dhe u rishfaq në tërë freskinë e saj blu. Një dëshirë më lindi e më kaploi një si ethe përvëluese: të shndërrohesha në kërmill, t’i ngjitesha ngadalë, shumë ngadalë, ta përkëdhelja me brirthët e mi, ta njomja me lëngun tim thelbësor, t’i lëpija, pija, përpija vesën mbi petla; pastaj ndërrova mendim: më mirë të kthehesha në bletë të egër, të shkoja e t’i futesha mes petlave, t’i thithja nektarin, nektarin blu, për të prodhuar një mjaltë qumështor të rrallë.
Botues: |
---|
Libra të ngjashëm
-
Dead End
1000 L850 L -
Qyteti pa reklama
500 L425 L -
Puthësi i paligjshëm
500 L425 L -
Përballë pasqyrës së një gruaje
900 L765 L -
Gurit të varrit ia rrëfej
1200 L1020 L