Jeta ime

1400 L

Categories: SKU: 9789928338051

Të kesh gjithçka, nuk ka qenë kurrë kaq emocionuese… ose e vështirë. Karolina Rejnoldsi dhe Simon Parkeri po shpërngulen në një shtëpi të re, por vazhdojnë të jenë shumë të ngarkuar me punë.

Meqë shefja e saj do të niset për muaj mjalti, Karolina duhet të punojë me orar të zgjatur, kurse Simoni është i angazhuar me punën e tij anembanë botës. Megjithatë, kur takohen, seksi është më i zjarrtë se kurrë, duke provuar se malli e bën zemrën të dridhet dhe epshin më të fortë…

Por ja, rikthimi në qytetin ku u rrit, bën që Simoni të pyesë veten për prioritetet që ka në jetë dhe nëse i pëlqen vërtet ajo mënyrë jetese. Befas, zgjedh të qëndrojë në shtëpi dhe jo të shëtisë e të fotografojë botën, gjë që për Karolinën është problem i madh.

A i duhet asaj të zgjedhë mes karrierës dhe jetës personale? Me kalimin e kohës, ideja e një shtëpie të madhe e të përbashkët, rrethuar me gardh të bardhë, fillon të duket e frikshme.

A është gati ky çift i pazakontë të lërë mënjanë shakatë e të hedhë një hap kaq të rëndësishëm?

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

312

Përkthyes:

Ariola Cuca

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Jeta ime”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm