“Nuk është e vështirë të dallosh vargjet e ngrohta, plot mendime, që kanë gjithmonë një rrjedhë të vetvetishme, të Sadik Bejkos… Dhe jam i bindur se nuk e ekzagjeroj aspak po të përmend se shumë vjersha të Sadik Bejkos (…) janë në nivelin e mirë të poezisë sonë në plan nacional”.
Ismail Kadare
Nga “Fjala në Konferencën Kombëtare
të Talenteve të Reja”, 25.02.1970.
“Libri Perëndim me pak natë është ogur i mbarë jo vetëm për poetin. Së pari, çel horizonte të reja dhe, le ta themi, pasuron poezinë shqipe me forma teknike. Së dyti, ai thua se dëshiron të na bindë se fjala shqipe mund të bëjë mrekullira në dorën e mjeshtrit; se ajo nuk del deri në Majë të Tomorit, as zdirgjet vetëm në Fushën e Mëllenjave, por shkon tutje”.
Ali Podrimja
“…Poezi që reflekton tej brezit. Energjia shkrimore e poetit përgjatë viteve ’90, me këtë rast, artikulohet si refleks i përplotësuar me prirje sintetizimi të përvojës jetësore, filozofike. Potencë krijuese… që synon dhe arrin artikulimin e një vizioni mbi qenien si univers, si rrjedhë dhe komunikim i përhershëm, i pakëputur; si projekt mes jetës, përjetësisë, kalueshmërisë”.
Prof. Ali Aliu
Libra të ngjashëm
-
Fabula Rasa
1000 L -
Lulet e ftohta të marsit
900 L -
Hija
700 L -
Diktatori në kryq
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.