Katitzi është gati nëntë vjeçe. Motra e saj Roza sapo është martuar dhe ka shkuar të jetojë në familjen e saj të re, ndaj Katitzi ndihet shumë e vetmuar. Familja e saj e madhe jeton ende në Norrland dhe babai, bashkë me vëllain më të madh Polin, punon në pyll. Dhe, teksa shkon një ditë për t’i ndihmuar, Katitzi bie në një gropë plot me gjarpërinj. Por, mos u shqetësoni! Gjithçka shkon për bukuri, Katitzin nuk e kafshojnë gjarpërinjtë, sepse, siç thotë babai Taikon, “duhet të ketë lindur me këmishë”. Megjithatë, i frikësuar, babai e sheh këtë ndodhi si një ogur të keq dhe ka frikë se mund t’i dëbojnë nga Suedia. Kështu, me ngut, vendos që me gjithë familjen të shpërngulen për të banuar diku tjetër. Kur mbërrijnë afër Stokholmit, gjejnë një vend të përshtatshëm për të ngritur çadrat. E, pavarësisht prej mallit dhe lodhjes, transferimi sjell edhe diçka të mirë: Katitzi krijon menjëherë shokë e miq të rinj mes fqinjëve: Semin, që e ndihmon të mbajë ujin, dhe zonjën e mirë Saga, që ia del t’i regjistrojë në shkollë atë dhe Lenën. Plot aventura të reja e presin vogëlushen Katitzi!
| Botues: | |
|---|---|
| Përkthyes: | Sokol Demaku |
Libra të ngjashëm
-
Harry Potter dhe guri filozofal (#1)
900 L810 L -
Histori përpara gjumit për vajza rebele 1
2000 L1800 L -
Harry Potter dhe dhoma e të fshehtave (#2)
900 L810 L -
Uma dhe përgjigja e të gjitha pyetjeve
1200 L1080 L -
Gjergji dhe Ana në kërkim të thesarit kozmik
1200 L1080 L









