“Ikjet nga motivet e përditshmërisë, kërkimi i formave të reja, krijimi i fjalorit karakteristik të shenjave, të eliptizmit, braktisja e skematizimit, kthimi kah miti dhe leximi i poezisë metaforë, tekstit të ngjeshur me mendim, bredhjet në lashtësi, bile edhe në Lindjen e Largët e që ishin mbulesë në poezi, pasi problemet ishin shqiptare, fuqizojnë kredon dhe artikulimin e tij prej poeti modern, i cili di ç’kërkon nga fjala e teksti i tij, çfarë ofron e ç’fsheh, dhe pse është indiskret.
Të gjitha fshehtësitë poetët e njemendtë nuk i tregojnë. Lexuesin e shëtisin nëpër fjalë e ide, por nuk ia tregojnë çelësin. Bejko e çel horizonte të reja dhe e pasuron poezinë shqipe me forma teknike, duke na treguar se fjala shqipe mund të bëjë mrekullira në dorë të mjeshtrit.
Të lexuarit të tekstit poetik të Sadik Bejkos është kënaqësi estetike, emocionuese, me tensionim të lartë të dramacitetit poetik.”
ALI PODRIMJA
Viti: | 2017 |
---|---|
Faqe: | 160 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Dueli
700 L -
Enciklopedia e mërgimit
1000 L -
Kronikë në gur
1000 L -
Dead End
1000 L