Kohë barbare

700 L

Categories: SKU: 9789994332465

Bisedat e këtij libri janë regjistruar gjatë një periudhe prej tre vjetësh. Çdo takim me Ismail Kadarenë fillonte dhe mbaronte me arsyetime politike që, siç do ta vini re, shfaqen herë pas here në bisedat tona. Objektivi ynë ishte të shpalosnim ekzistencën e përfolur të një shkrimtari që vjen nga një tjetër botë, nga një botë që tanimë i përket së kaluarës, e nga e cila kanë mbetur vetëm disa drithma të një bishe në agoni të zgjatur artificialisht. Me fjalë të tjera, qëllimi ynë ishte të ndërtonim së brendshmi mozaikun e një totalitarizmi komunist. Për disa arsye të miat kam qenë, si të thuash, një kushëri i largët me totalitarizmin, por pa e praktikuar apo pësuar prej tij. Dhe në njëfarë mënyre, kjo karakteristikë e lehtësoi takimin tonë. Gjuha e përdorur nga Ismail Kadare nuk ishte e huaj për mua. Dëshmitë e Ismail Kadaresë janë tepër të rëndësishme: ato përshkojnë një zonë të panjohur, një despotizëm ballkanas, saktësojnë detajet e një diktature dhe hedhin dritë mbi mizorinë e një tiranie, parë me syrin e një njeriu që e ka vuajtur këtë tirani. Fillimisht u befasova nga distanca, përpikëria dhe hollësitë e tepërta me të cilat Ismail Kadare fliste duke e dënuar këtë tirani edhe pse, hera-herës, e rrëmbente zemërimi, që më pas ia linte vendin hidhërimit shkaktuar nga shpresa e tradhtuar e një populli të çliruar menjëherë pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës…

Denis Fernàndez Recatalà

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kohë barbare”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm