Konkuista e Amerikës

800 L

Categories: SKU: 9789928185075

Spanjollët e fitojnë luftën. Në mënyrë të padiskutueshme, ata kanë epërsi ndaj indianëve në pikëpamje të komunikimit ndërnjerëzor. Por fitorja e tyre është problematike, sepse nuk ekziston vetëm një formë e vetme komunikimi, një dimension i vetëm i aktivitetit simbolik…

Njeriu ka nevojë të komunikojë sa me botën, aq edhe me njerëzit. Takimi i Montezumës me Cortès – in, i indianëve me spanjollët, pikësëpari është njerëzor. Dhe s’ka asgjë për t’u çuditur nëse specialistët e komunikimit njerëzor dalin fitimtarë. Por kjo fitore, bij të së cilës ne të gjithë jemi, europianë dhe amerikanë, i jep njëkohësisht një goditje të fortë aftësive tona për t’u ndier në harmoni me botën, si dhe për t’i përkitur një rendi të paracaktuar. Ajo ka për rrjedhojë ndrydhjen e thellë të komunikimit të njeriut me botën dhe krijimin e iluzionit se çdo komunikim është komunikim ndërnjerëzor. Heshtja e zotave peshon sa në kampin e europianëve, aq edhe në atë të indianëve. Duke fituar nga njëra anë, europiani humbte anën tjetër. Imponimi i sundimit të tij mbi të gjithë globin me anën e epërsisë, bëri që ai të shkallmonte brenda vetes aftësinë e integrimit të tij me botën. Gjatë shekujve që do të pasojnë, europiani do të ëndërrojë për të egrin e mirë. Por i egri ka vdekur ose është asimiluar, dhe kjo ëndërr është e destinuar të mbetet shterpë. Fitorja ishte tashmë e mbarsur me disfatën.

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

327

Përkthyes:

Primo Shllaku

Botues:

Viti i botimit:

2019

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Konkuista e Amerikës”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm