Elizabetë Zota është magnetike. Po hyri në dhomë, dijeni që s’keni për t’ia shqitur dot sytë: sepse është e bukur, dhe sepse nuk ngurron ta shprehë haptas mendimin e saj që zbret si një teh mbi sipërfaqen e butë të moralit të përgjithshëm. Jemi në vitin 1952, dhe Elizabeta është një kimiste e re që punon në Hastings Research Institute në Kaliforni, një mjedis rreptësisht maskilist që bën çmos ta lërë në hije talentin e saj të pamohueshëm, ta sabotojë, apo ta përdorë për të lartësuar prestigjin e të tjerëve. Vështirësitë që i dalin përpara nuk e stepin aspak Elizabetën që të kërkojë me ngulm njohjen e të drejtave dhe sukseseve, me durim dhe pa u sprapsur. Vetëm një burrë e admiron vendosmërinë e saj: është Kalvin Evansi, gjení në fushën e kimisë, fare pranë çmimit Nobel. Lind mes tyre një ndjenjë e pastër, ku bashkëndarja e formulave dhe tërheqja fizike ecin krah për krah.
Por jeta, ashtu si shkenca, i nënshtrohet shndërrimeve, dhe disa vjet më vonë temperamenti i paepur i Elizabetës, tashmë nënë single, i lë mbresë të thellë një producenti televiziv që i beson drejtimin e Darkë në gjashtë, një program kuzhine që në duart e saj shndërrohet në një takim të përditshëm me publikun e gjerë, që gozhdohet para ekranit. Qasja e saj revolucionare ndaj furnelave, e mëlkuar me digresione shkencore, nuk synon thjesht përgatitjen e gatimeve, por edhe t’i çelë sytë universit femëror.
“Midis seksizmit të egër dhe fatkeqësisë së hidhur që ndjek heroinën tonë në çdo hap, ky mund të mos ngjajë me një roman komik, por është i tillë. Plot magji, energji e shpresë – dhe ku shfaqet edhe një qen vërtet fantastik – ai është një roman për t’u shijuar.”
– People Magazine
“Në romanin debutues të Garmus, një kimiste e pashpresë e gjen veten në drejtimin e një shfaqjeje gatimi që ndez një revolucion. Mirë se vini në vitet 1969, ku arsenali i mjeteve të një femre kufizohej shpesh te kuzhina – dhe ku Elizabet Zot është e vendosur të përmbysë zakonin një gjellë në vakt.”
– The New York Times
“Me një humor të zi dhe therës, Leksione Kimie pikturon një portret të jashtëzakonshëm në një jetë të pazakonshme në Kaliforninë e viteve 1960… Tronditës, një dedikim madhështor ndaj përtëritjes dhe llojeve të shumta të dashurive që na mbajnë gjallë.”
– Oprah Daily
“Në këtë roman debutues jashtëzakonisht tërheqës, Elizabeta e paepur dhe me vullnet të hekurt zgjeron kufijtë e mënyrës se si duhen kuptuar femrat.”
– Booklist
Viti i botimit: | 2023 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 364 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Ne të gjallët
1,200 L -
Autostrada Linkoln
1,400 L -
Jeta e padukshme e Ady Larysë
1,500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.