Më bëj të të dua

1200 L

Categories: SKU: 9789928003003

Mes një shoqërie të shkolluar, mes zemërimit dhe sjelljes kaq të pakujdesshme midis fisnikëve të rinj, princi regjent urdhëron Robert Uituorthin, kontin trashëgimtar të Tamdonit, dhe lordin Dominik Ulfe, t’i japin fund mosmarreveshjes mes tyre duke i lidhur familjet e tyre me martesë. Cilado pale që nuk pranon, do të humbasë tokat dhe titujt. Uituorthit i pelqen ideja ta dërgojë motrën e tij të re Bruk në pronat e largëta të armikut. E di që Ulfi nuk do ta pranoj e si grua dhe kështu do të humbasë pasurinë dhe statusin. Por Ulfi është i vendosur t’i fusë frikën vajzës. Meqe duelet nuk janë meë mjeti i duhur për ta shkatërruar njeriun që urren, mendon të kënaqet duke e parë të humbasë tokat dhe titullin. Por nuk priste që motra e armikut të tij të ishte aq e shkathët dhe e zhdërvjellët. Bruk Uituorthi ëndërronte stinën e saj të parë në Londer sepse dëshironte ta bënte për vete burrin që do ta largonte nga familja e padëshiruar. Mirëpo tani e dërguan në Jorkshajer për t’u martuar me një fisnik misterioz, familja e të cilit ishte e mallkuar dhe i cili ishte përpjekur tri here t’i vriste të vëllanë. Por në zemrën e saj nuk kishte vend për frikë. Ky burre ishte mjeti i shpëtimit. Ajo do ta detyronte që ta donte!

Viti i botimit:

2018

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

404

Përkthyes:

Irena Jorgaqi

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Më bëj të të dua”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm