Guilermoja, një gazetar jo fort i suksesshëm, pranon propozimin e tezes së vet për të hetuar rreth jetës së stërgjyshes, Amelia Garajoa, një grua për të cilën dihej vetëm se kishte braktisur të shoqin dhe të birin pak para se të shpërthente Lufta Civile në Spanjë.
Për t’i shpëtuar harresës, duhet ndërtuar historia e saj nga fillimi, duhen vendosur një nga një të gjitha pjesët e puzzle-it të një jete të gjallë e të jashtëzakonshme.
E shënjuar nga katër burra – biznesmeni Santiago Karranza, revolucionari francez Pier Komteja, gazetari amerikan Xhejms Alberti dhe mjeku ushtarak i lidhur me nazizmin Maks von Shuman – historia e Amelias është ajo e një antiheroine, pre e kontradiktave që kthehen në gabime për të cilat nuk do të reshtë kurrë së paguari, qoftë nga dora e pamëshirshme e nazizmit, qoftë nga diktatura sovjetike.
Madridi, Barcelona, Parisi, Moska, Berlini, Londra, Varshava, Buenos Aires dhe Meksika janë vetëm disa nga vendet ku zhvillohet skenari i kësaj vepre të madhe rreth totalitarizmit në historinë e ditëve tona.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 704 |
Përkthyes: | Arta Marku |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Brixhertonët 1: Unë dhe Duka
1200 L -
Dëshmitarja e fundit
1300 L -
Luaj lojen tënde
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.