Një tren shumë i bukur përshkon hekurudhën që lidh Londrën gri me plazhet e ngrohta të rivierës franceze; është Treni Blu, treni i multimiliarderëve, në të cilin nuk mungojnë skandalet dhe pasuria, por edhe ku krimi mund të nxjerrë kokën pas çdo dere.
Pikërisht në njërin prej vagonëve kryhet një vrasje djallëzore teksa agresori përpiqet, me sukses, të grabitë një varëse të çmuar prej rubini. Ruth Keteringu, bija e miliarderit Van Aldin dhe gruaja e një lordi anglez, mbytet në mënyrë brutale teksa udhëtonte me tren.
Varësja e saj e çmuar, të cilën e ruante si sytë e ballit zhduket krejt papritur e bashkë me të, pa ndonjë motiv, edhe shërbëtorja e saj. Krimi shkakton tronditje të thellë te familja e të ndjerës dhe vë nën presion policinë franceze që të gjejë dhe të arrestojë fajtorin.
Për fat, në tren gjendet Herkul Puaroi, detektivi paksa i çuditshëm por me një nuhatje të hollë. Puaroi pranon të përfshihet në hetime dhe sakaq vihet në kërkim të vrasësit djallëzor, duke nxjerrë në dritë një intrigë të jashtëzakonshme, tejet të pabesueshme.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 260 |
Përkthyes: | Natasha Bombaj |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Dilema
1200 L -
Gruaja sekrete
1400 L -
Agjenti anglez
1400 L -
Urdhri
1400 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.