Motra e humbur (Shtatë motrat #7)
nga Lucinda Riley
1600 L
Gjithnjë e më shumë aventura, gjithnjë e më shumë do ta mbani frymën pezull në vellimin e shtatë të sagës epike bestseller ndërkombëtar.
Me adresën e një vreshti dhe skicën e një unaze smeraldi në formë ylli, fillon një garë që do t’i bëjë motrat të përshkojnë vërtet të gjithë botën: nga Zelanda e Re në Kanada, nga Anglia në Francë dhe më në fund në Irlandë, të bashkuara më shumë se kurrë në misionin për të plotësuar familjen para përvjetorit përkujtimor për vdekjen e Pa Saltit. Një kërkim që do t’i vërë në gjurmët e një gruaje që në të vërtetë nuk dëshiron të gjendet… por pse?
“U ngrita, hapa valixhen dhe ja ku ishte, në xhepin e brendshëm. Pse nuk e kisha hequr qafe atë, siç kisha bërë pothuajse me gjithçka që lidhej me të kaluarën time? Mora unazën, shtatë smeraldet e vogla u përshkënditën në shkëlqimin e dhomës. Pastaj u shtriva në shtrat dhe kapa ditarin. Kishte mbërritur momenti…”
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 824 |
Përkthyes: | Ornela Islami, Xhimi Lazri |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Balada e Akilit
1300 L -
Ne të gjallët
1200 L -
Mbiemri i ri
1200 L -
E fshehta e shëronjëses
1300 L -
Katër erërat
1400 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.