Në teh të thikës

900 L

Categories: , SKU: 9789928292018

Askush nuk mund ta merrte me mend urrejtjen që ndieja për Sefi Hadlejn dhe gjithë Krosët e tjerë. Por mbi të gjitha për Sefi Hadlejn. Çdo gjë zuri fill me të dhe tim vëlla. E kështu ka për të mbaruar. Kallumi nuk ishte më. Sefi do të paguante deri më një. Shkatërrimi i saj ishte misioni dhe motivi i jetës sime. Ambicia ime e gjithëfuqishme dhe e pandalshme.

Kur e vërteta dhe e drejta nuk janë më çështje të bardhësh dhe të zinjsh…

Ku ka pasur dashuri, tani ka urrejtje.

Dy familje janë shkatërruar nga shoqëria e ndarë dhe e dhunshme, në të cilën jetojnë.

Sefi është një vajzë Kros, me ngjyrë, në një shoqëri të sunduar nga zezakët, që i trajtojnë qerosët, të bardhët, si qytetarë të dorës së dytë…

Xhudi është Qeros, vëllai i Kallumit, babai i bijës së sapolindur të Sefit… Pikëllimi për Kallumin e ha përbrenda Xhudin, që fajëson Sefin për humbjet e tmerrshme që ka pësuar familja e tij. Dhe është i vendosur ta detyrojë Sefi Hadlejn, edhe një herë, të mbajë njërën anë dhe të shkatërrojë jetën e saj… pikërisht ashtu siç ajo e shkatërroi të tijën.

Tani Xhudi jeton në teh të thikës…

Votuar si një nga librat më të dashur në Britaninë e Madhe, seria E bardha dhe e zeza e Malorie Blackmanit është një vepër klasike dhe vërtet moderne për të rinjtë.

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

388

Përkthyes:

Virgjil Muçi

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Në teh të thikës”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm