Nga dashuria për të vërtetën
nga Shpëtim Çuçka
800 L 680 L
Shpëtim Çuçka, lindur e rritur në Tiranë, pas mbarimit të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja studioi në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin “La Sapienza” të Romës. Pas përfundimit të studimeve punoi për shumë vite në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” dhe pedagog në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës.
Në fillim të viteve ’90 për pak kohë ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, dhe më pas iu kushtua veprimtarisë diplomatike, ku pati detyra të rëndësishme në Tiranë, Romë, Moskë, Kajro, etj.
Përkthyes nga origjinali i dhjetëra titujve e autorëve, nga klasikët greko-romakë (ndër ta përmendim Eskilin, Sofokliun, Aristofanin, Plutarkun, Ciceronin, Cezarin, Salustin), tek Xh. Bokaçio, J. V. Gëte, L. Tolstoi, A. Gramshi, I. Calvino, U. Eco e shumë të tjerë.
Hartues i disa fjalorëve dygjuhësh, autor i shumë parathënieve dhe i dhjetëra artikujve e ligjëratave studimore për probleme të gjuhës, të përkthimit e të fushave të shumta të kulturës, ose për personalitete të shquar të letërsisë kombëtare a të huaj.
Fitues i shumë çmimeve, ndër të cilër përmendim çmimin e Ministrisë së Kulturës më 2009 për përkthimin e kryeveprës së J. V. Gëtes “Fausti”, Çmimin Përkthyesi më i mirë i vitit në Panairin e 14 të Librit të Tiranës (2011) për “Historia e Bukurisë” të U. Ecos dhe Çmimin Special të Përkthimit më nëntor 2015, dhënë nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë.
I huaj ndihem në këtë epokë
të tymit, të temjanit e mashtrimit,
kur Humanizmi dergjur rri përtokë
dhe lart valvitet flamur’ i çnjerzimit.
I huaj ndihem, ndoshta s’jam i vetëm,
si unë ndoshta ka dhe plot të tjerë,
dhe ndoshta në betej’ për të vërtetën
masiv vigan do bëhemi njëherë.
Viti: | 2023 |
---|---|
Faqe: | 136 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Dead End
1000 L850 L -
Mërkuna e zezë
800 L680 L -
Përballë pasqyrës së një gruaje
900 L765 L -
Spiritus
1000 L850 L -
Kronikë në gur
1000 L850 L