Nga “Qyteti mbi kodër” tek “America first”
Ernest Nasto
2000 L
Kjo buqetë esesh nga Dr. Ernest Nasto është një surprizë e këndshme për lexuesin shqiptar.
Të vendosura në pikëtakimin mes publicistikës, historisë së ideve, filozofisë politike dhe polemikës, esetë hapin një dritare në dukje modeste, por realisht të gjerë kah universi politiko-social amerikan.
Kontributi i tyre është i shumëfishtë: duke i mbajtur besnikërisht të përqendruara në temat e tyre përkatëse, Dr. Nasto e pasuron diskutimin me eksplorimin e koncepteve ndihmëse, duke shndërruar secilën ese nga një polemikë për një çështje të caktuar, në një ekskursion intelektual që fillon nga sfondi i problemit dhe shtrihet deri në hollësi sa interesante aq edhe të dobishme e të nevojshme për trajtimin e tij.
Dr. Nasto ka aftësinë që dukuri bashkëkohore komplekse dhe shpesh kaotike t’i paraqesë të renditura dhe sistemuara në mënyrë që ato jo vetëm të kuptohen si zhvillime politiko-sociale, por edhe të shijohen si rrëfenja intriguese dhe që mundet lehtësisht të konsumohen si në auditore universitare e në studio televizive, ashtu edhe në biseda të përditshme.
Ridvan Peshkopia,
Profesor i Shkencave Politike,
Universiteti për Biznes e Teknologji
(UBT), Prishtinë
Libra të ngjashëm
-
Rrëfenja amerikane
2000 L -
Superfuqia
1200 L -
Publicistikë e zgjedhur
1500 L -
Arti i marrëveshjes së saj
1200 L









