Një hero i kohës sonë

nga Mihail Lermontov

700 L

Categories: SKU: 9928217431

“Ky libër sapo ka pasur fatkeqësinë që disa lexues, madje edhe revista, t’i besojnë fjalë për fjalë. Disa e ndien veten tmerrësisht të fyer, që u tregojnë si shembull një njeri kaq të pamoralshëm si Heroi i Kohës Sonë; të tjerë, me nuhatje të hollë, thanë se autori ka vizatuar portretin e vet dhe portretet e të njohurve të tij… Ç’shaka e vjetër dhe pa kripë! Por, si duket, kështu e ka Rusia: gjithçka përtërihet, përveç budallallëqeve të tilla. Te ne, edhe më magjepsësja midis përrallave të magjishme, vështirë të mos qortohet se fyen individin! Zotërinj të mëshirshëm, Heroi i Kohës Sonë është vërtet një portret, por jo i një njeriu; portret i endur nga veset e të gjithë brezit tonë, në zhvillimin e tyre të plotë. Ju, përsëri, mund të më thoni se njeriu nuk mund të jetë kaq i keq dhe unë ju them, që, nëse keni besuar në ekzistencën e të gjithë keqbërësve tragjikë dhe romantikë, përse nuk besoni se Peçorini është i vërtetë? Përderisa ju jeni mahnitur prej sajimeve ku e ku më të tmerrshme e të shëmtuara, përse nuk keni mëshirë për këtë karakter, qoftë ky edhe një trillim? Mos vallë sepse tek ai ka më shumë të vërtetë, nga sa do të dëshironit?… Ju do të më thoni se kështu cenohet morali. Më falni. Shumë njerëz janë ushqyer me të ëmbla dhe u është prishur stomaku: nevojiten ilaçe të hidhura, të vërteta të tharta. Megjithatë, mos mendoni se autori i këtij libri ka ushqyer ndonjëherë ëndrrën krenare që të shëronte veset njerëzore. Zoti e shpëtoftë atë nga një padituri e tillë!”

Viti:

2017

Faqe:

192

Botues:

Përkthyes:

Kujtim Ymeri

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Një hero i kohës sonë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm