Një histori e madhe dashurie

1000 L

Categories: SKU: 9789928004666

Editi dhe Andrea, një vajzë disi kokë më vete dhe një kapiten shumë i ngurtë e i përpiktë, takohen rastësisht në një traget që bënte rrugën Venecia-Greqi. Një ngjarje çikërrimë ndër shumë të tjerat që ka jeta.

Vetëm se e tyrja ndryshon përgjithnjë. Fillimisht është refuzimi: si mundet vallë të tërhiqen dy tipa aq të ndryshëm? Pastaj hopet e një dashurie fillimisht klandestine, aventurat e një ndarjeje të gjatë, rreziku i një sekreti, një lumturi krejt e beftë dhe një sprovë e madhe…

Dhe në fund ishulli, plot dritë dhe erë, ku ata të dy shkojnë të banojnë duke meremetuar një shtëpi të vjetër të braktisur. Ishulli ku Andrea gjendet sërish i vetëm.

Dialogët vërtet të rëndësishëm, por që nuk shterojnë kurrë: ndërkohë që kujdesi i përditshëm për kopshtin dhe bletët e gruas së dashur e ndihmojnë të kthehet në jetë, Andrea vazhdon të flasë me të. I tregon, me ëmbëlsi dhe pasion, historinë e madhe të dashurisë së tyre.

Dhe i premton se do ta gjejë të bijën, Emin, që prej kohësh i ka ndërprerë marrëdhëniet me prindërit. Ndoshta është e mundur t’ia nisësh nga e para, të zbulosh sërish familjen, pavarësisht pikëllimeve dhe të vërtetave të hidhura?

Viti i botimit:

2021

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

298

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Një histori e madhe dashurie”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm