Nëpërmjet këtij vëllimi me tregime autorja synon të na rrëfejë për absurditetin e ekzistencës, lidhur ngushtë me kapitalizmin e pamëshirshëm, ku protagonistët përpiqen të ruajnë dinjitetin e tyre. Në të dymbëdhjetë historitë, që të bëjnë të mendosh, jeta dhe vdekja ndërthuren me njëra-tjetrën, bashkë me të qeshura, lot në sy dhe një komb në fyt.
Ka dymbëdhjetë histori me një sërë temash mbërthyese. Një teze e moshuar që i druhet varrosjes për së gjalli, vendos të marrë celularin e saj në varr dhe u kërkon familjarëve t’i telefonojnë një ditë pas funeralit.
Një tregimtare i lexon bashkëshortit në prag të vdekjes dhe një ish-drejtori të një dyqani, slogane reklamash nga katalogu i IKEA-s. Një vajzë, nëna e së cilës ndërron jetë prej kancerit të zorrës së trashë, hap gardërobën e së ëmës dhe gjen aty “ditarin e shpenzimeve” të saj pa fre në eBay, si një mënyrë për të hequr mendjen nga diagnoza e pamëshirshme.
Një baba i moshuar e gjen veten në duart e një operatori telefonik, me të cilin ka firmosur në mënyrë të pandërgjegjshme një kontratë të pafavorshme, dhe fillon të marrë fatura të majme sepse nuk ia thotë nga teknologjia.
Një fëmijë u kërkon prindërve t’i blejnë të njëjtën kukull që ka parë në një dokumentar për Çernobilin.
REVIEWS
“Vëllimi me tregime i Maša Kolanović na fut në botën kafkiane, të cilën, e konstatojmë edhe si të tanishmen tonë. Qendra të mëdha tregtare, kukulla nga Çernobili, kompani telefonike si rrobaqepës të gjithëpranishëm të jetëve tona, gjithçka gjendet në këtë përmbledhje me tregime të shkruara shkëlqyeshëm dhe me fuqi që do të na tronditë seriozisht.”
Zoran Feriç, shkrimtar dhe publicist
“Libri i ri i Maša Kolanović është një prej ngjarjeve vjetore të prozës, gjithsesi jo pretenduese, e butë, me tregime të thella që bëjnë fjalë për të gjithë ne, në këtë kohë në të cilën jemi gozhduar, mbi kapitalizmin dhe konsumizmin. Tregime të cilët jetojnë së bashku me ne për një kohë të gjatë pas leximit.”
Monika Herceg, poete dhe aktiviste shoqërore
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 196 |
Përkthyes: | Xhelal Fejza |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Zonjusha Perlë
600 L -
Xhaxhallarët e Siçilisë
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.