Ky libër hedh dritë mbi marrëdhëniet dypalëshe italo-shqiptare në periudhën e dy dekadave (1945-1965) të së ashtuquajturës Luftë e Ftohtë. Një fazë historike, që ka lënë gjurmë të thella në marrëdhëniet midis Romës dhe Tiranës, të cilat u shndërruan në elemente të dy konteksteve të papajtueshme gjeopolitike, e që për herë të parë në histori morën tipare globale. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, marrëdhëniet mes dy vendeve patën vështirësi të mëdha për t’u rindërtuar dhe vetëm më pas filluan, me ngadalësi, të ecin drejt rrugës së miqësisë dhe të fqinjësisë së mirë.
Mbi bazën e studimit të dokumentacionit arkivor, në shumicën e tij i pabotuar, i ruajtur në institucionet respektive në të dyja anët e Adriatikut, dhe të materialeve të ruajtura në Arkivin e Departamentit të Shtetit në Uashington, në këto kapituj kontekstualizohen, rindërtohen dhe analizohen ngjarjet kryesore që ndodhën dhe zgjedhjet politike, që u ndërmorën në ato vite nga të dyja vendet.
Viti: | 2019 |
---|---|
Faqe: | 288 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Të burgosur nga gjeografia
1300 L1170 L -
Fuqia e krizës
1500 L1050 L -
Publicistikë e zgjedhur
1500 L1050 L -
Ngritja dhe rënia e kombeve
1600 L1440 L -
Pushteti i gjeografisë
1300 L1170 L