Përrallat e Ana Tisit

nga Ana Tisi

1,200 L

Categories: SKU: 9789928366122

“Në këtë libërth të bukur janë fshehur një tufëz përrallëzash të cilat presin për t’u zbuluar nga secili prej jush. Rrëfimtarja e përdor alegorinë si shkopin magjik për të ndërtuar botë këndellëse imagjinare, duke mbajtur të gjallë karremin e misterit deri në rreshtin e fundit.”

Albert Gjoka

“Përmes librit të saj, Ana Tisi na dhuron një tokë magjike në të cilën bukuria dhe pastërtia janë ende të mundshme. Sepse, nga të gjitha gjërat që kalojmë në jetë, mbijeton vetëm ajo që transformohet në përrallë.”

Oana Ancu Mihaela Glasu

“Përralla dhe fantazia, janë gërshetuar mrekullisht në këtë libër sa për një çast të duket vetja i katapultuar në një botë ku çdo gjë frymon sipas një dizenjoje të gjetur në baulen e kujtimeve të pakohë. Pas leximit të këtyre përrallave, lexuesi i vogël do të mbledhë lule mirësie për njerëzit e dashur në ëndrrat e veta.”

Fatmir R. Gjata

“Çfarë befasie e bukur shijimi i përrallave sot, i këtyre rrëfimeve fantastike, së bashku me ilustrimet shumë mbresëlënëse.”

Viola Isufaj

Viti:

2022

Faqe:

108

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Përrallat e Ana Tisit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm