Përrallat e Andersenit
2000 L Çmimi origjinal qe: 2000 L.1800 LÇmimi i tanishëm është: 1800 L.
10% Off
Përrallat e Andersenit janë një trashëgimi e mrekullueshme e letërsisë për fëmijë, por edhe për të rritur. Krijimtaria e tij është mbështetur në gurrën e urtisë së pashtershme popullore jo vetëm të vendit të tij, por edhe të vendeve të tjera që vizitoi.
Përralla e tij shpalosin mençurinë dhe filozofinë e vendit të tij dhe popujve që njohu dhe vizitoi. Këto përralla janë një visar i çmuar, që duhen vlerësuar e ruajtur me kujdes, sepse në pjesën më të madhe të tyre ato përshkruajnë ngadhënjimin e së mirës ndaj së keqes, fuqive të mira ndaj atyre të këqija. Ato përmbajnë tablo magjepsëse të natyrës, figura njerëzish që vuajnë, figura princash e princeshash që kanë të njëjtat ndjenja si njerëzit e zakonshëm.
Mirëpo një pjesë e mirë e përrallave të tij nuk mbyllen me fund të lumtur, siç mbyllen zakonisht përrallat, por kanë fund të trishtë. Këto përralla pasqyrojnë realitetin e zakonshëm, ndërsa autori me imagjinatën e tij të pasur dhe me një mjeshtëri të madhe arrin që këtë realitet ta bëjë më të fuqishëm. Pas çdo përralle të Andersenit qëndron një filozofi e tërë: ajo e dashurisë për jetën në përgjithësi, dhe për njeriun në veçanti.
Pas përkthimit në 153 gjuhë të botës, më në fund përrallat e Andersenit vijnë në shqi p të përmbledhura në këtë vëllim.
| Viti: | 2020 |
|---|---|
| Faqe: | 893 |
| Përkthyes: | Klodian Briçi |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Sale
Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden
1000 LÇmimi origjinal qe: 1000 L.900 LÇmimi i tanishëm është: 900 L. -
Sale
Histori përpara gjumit për vajza rebele 1
2000 LÇmimi origjinal qe: 2000 L.1800 LÇmimi i tanishëm është: 1800 L. -
Sale
Uma dhe përgjigja e të gjitha pyetjeve
1200 LÇmimi origjinal qe: 1200 L.1080 LÇmimi i tanishëm është: 1080 L. -
Sale
Çarli përshndërrohet në pulë
900 LÇmimi origjinal qe: 900 L.810 LÇmimi i tanishëm është: 810 L.









