Kur papritur Ana Neshov pëson një atak, një javë përpara Krishtlindjeve, dhe bie në gjendje kome, tre djemtë e saj janë të detyruar të ripërcaktojnë jetën e tyre dhe të mblidhen së bashku. Ata merren me veprimtari krejt të ndryshme: Erlendi punon si zbukurues vitrinash në Kopenhagën, Margidoja ka një zyrë të vogël për shërbime funerale, ndërsa Tori, djali i madh i familjes, pesëdhjetë e gjashtë vjeç, kujdeset për fermën e familjes në Byneset, pranë qytetit të Trondheimit. Vëllezërit nuk e kanë parë njëri-tjetrin për vite me radhë. Tori është i vetmi nga tre djemtë që ka një vajzë, Torunin, e lindur nga një marrëdhënie e shkurtër që ai ka pasur në rininë e tij. Ajo është takuar vetëm një herë me babanë. Por, tani që gjyshja e saj është e sëmurë rëndë, Tori i kërkon që ta vizitojë. I vlerësuar me disa çmime, bestselleri Plepat berlinezë është një roman që përpiqet të zbulojë rrënjët më të thella të një familjeje, madje edhe ato që nuk janë ditur kurrë se ekzistojnë.
Viti: | 2011 |
---|---|
Faqe: | 320 |
Botues: | |
Përkthyes: | Rogreta Shani |
Libra të ngjashëm
-
Mbiemri i ri
1,200 L -
Arminuta
1,000 L -
Histori arratie e qëndrese
1,200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.