Qyteti pa lumë
Andrin Kabashi
800 L
Fitues i “Fondit për mbështetjen letrare të të rinjve” nga QKLL
Me motivacionin: Për mesazhet nënkuptimore të përcjella nëpërmjet një stili ekzistencial dhe proze të konsoliduar, që evidentojnë problemet thelbësore të brezit të mileniumit të ri.
*
Disa nga ata që shkruajnë, shkruajnë me idenë se si duhet jetuar. Në fakt, po qe se mendoni se këtu do gjeni të njëjtën gjë, mos lexoni nga këto shkrime – unë shkruaj mbi atë se si nuk duhet jetuar. Në fund të fundit, është e qartë se letërsia e ankthit, misterit dhe e vrasjeve tregon se në të vërtetë nuk ekziston kurrë një arsye mbi vrasjen e një njeriu, edhe nëse vrasësi pretendon se ka një arsye – ai prapë nuk ka; dhe se ato për të cilat ne mendojmë që na mbajnë gjallë, janë vetë ato që kanë një afat të caktuar jete. Një tog miqsh është gjë e bukur, edhe karvane me deve barrëse të kesh është e mrekullueshme, por ne marrosemi dhe jetët tona i ulim në nivele të cekta të së vdekshmes duke e futur veten në humnerën e pafundme të dëshpërimit.
Libra të ngjashëm
-
Enciklopedia e mërgimit
1000 L -
Fabula Rasa
1000 L -
Qorrfermani
700 L -
Gurit të varrit ia rrëfej
1200 L









