Rastësisht një vend bosh

nga J K Rowling

1,500 L

Categories: SKU: 9928103727

Kur Berri Ferbradher vdes papritur sapo ka shkelur të dyzetat, Pagfordi tronditet. Për atë që e viziton për herë të parë, Pagfordi është një qytezë idilike angleze, me një shesh të shtruar me gurë të latuar dhe abaci të lashtë, një xhevahir i ngecur mes luginash të blerta. Por pas fasadës së bukur fshihet një qytet tjetër. Të pasurit në luftë me të varfrit, adoleshentët në luftë me prindërit e tyre, gratë me bashkëshortët, mësuesit me nxënësit… Pagfordi nuk është ai që duket. Dhe vendi i mbetur bosh në Këshillin e qytezës, pas vdekjes së Berrit, bëhet shumë shpejt shkëndija për betejën më të madh që qyteza ka parë ndonjëherë. Pas mirësjelljes së përditshme fshihen zilira, rivalitet, egoizëm e deri fantazi të frikshme seksuale dhe urrejtje raciale. Kush do të triumfojë në zgjedhjet e mbushura me pasion, tradhti dhe zbulime të fshehtash të papritura? Një roman i madh për një qytet të vogël, Rastësisht një vend bosh është romani i parë i J. K. Rowling për të rriturit. Vepër e një tregimtareje si askush tjetër.

Viti:

2013

Faqe:

568

Botues:

Përkthyes:

Rudi Erebara

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Rastësisht një vend bosh”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm