Një roman i ndërlikuar dhe prekës për martesat problematike, familjet e ndara dhe obsesionet vdekjeprurëse.
Një mëngjes, në brigjet e Tamizit, detektivi Samuel Ousu thirret në skenën e një zbulimi të tmerrshëm. Kur dërgon provat për ekzaminim, mëson se eshtrat e jetura lidhen me një rast të tridhjetë viteve më parë dhe gjetjen e tre trupave të pajetë në dyshemenë e kuzhinës në një shtëpi në Çelsi.
Edhe Rejçëll Rimeri ka marrë një lajm tronditës: i shoqi, Majkëll Rimeri është gjetur i vdekur në bodrumin e shtëpisë së tij në Francë. Të gjitha shenjat dëshmojnë për një vrasje dhe policia franceze ka nevojë që ajo të shkojë urgjentisht për t’iu përgjigjur pyetjeve për Majkëllin dhe të kaluarën e tij, mbi të cilat ajo nuk dëshiron të hedhë dritë.
Pasi u largua nga Londra tridhjetë vjet më parë në vazhdën e një tragjedie të tmerrshme, Lusi Lambi më në fund po kthehet në shtëpi. Ndërsa sistemohet bashkë me fëmijët dhe është gati të blejë shtëpinë e saj të parë, i vëllai niset për të gjetur dikë nga e shkuara, kujtimi i të cilit përndjek të tashmen e tyre.
Ndërsa të gjithë garojnë për të zbuluar përgjigjet e këtyre mistereve të ndërlikuara, do të zbulojnë se janë të lidhur në mënyra që s’mund t’i imagjinonin kurrë.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 314 |
Përkthyes: | Pranvera Palushi |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Largësi shpëtimi
800 L -
Vrasja në famulli
1000 L -
Kur mbylla sytë
1200 L -
Vdekje në Nil
1000 L -
Dhe nuk mbeti më askush
800 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.