Romeo dhe Zhulieta u shkrua nga Shekspiri në një periudhë relativisht të hershme të karrierës së tij letrare, rreth viteve 1594-1595. Në shekullin XX, për një kohë të gjatë, kritikët kanë tentuar ta nënvlerësojnë këtë vepër në krahasim me katër tragjeditë e mëdha që Shekspiri shkroi në dekadën e parë të shekullit XVII (Hamleti, Mbreti Lir, Makbethi dhe Otello).
Në krahasim me veprat e tjera, dramës Romeo dhe Zhulieta duket sikur i mungon thellësia psikologjike dhe kompleksiteti strukturor i tragjedive të mëvonshme të Shekspirit. Të tjerë studiues e kanë ngritur statusin e saj brenda listës së plotë të veprave të Shekspirit. Ata e kanë bërë këtë duke e lënë mënjanë vlerësimin krahasues dhe duke e gjykuar veprën Romeo dhe Zhulieta si një vepër arti më vete.
E parë nga kjo perspektivë, kjo dramë tragjike, për dashnorët e rinj të “pafat”, është vlerësuar si një vepër e jashtëzakonshme. Në të vërtetë, Romeo dhe Zhulieta, në atë kohë ishte një pjesë skenike eksperimentale për kompozimin e saj, duke paraqitur disa dallime radikale nga rregullat mbizotëruese për një kohë të gjatë. Këto aspekte novatoriste të pjesës, për më shumë, theksojnë dhe zgjerojnë temat e saj kryesore. Këto të fundit përfshijnë antitezën ndërmjet dashurisë dhe urrejtjes, përdorimin korrelativ të polaritetit dritë/errësirë, trajtimi i kohës (si element tematik dhe strukturor) dhe dhënia e statusit kryesor Fatit dhe shfaqjeve të tij në ëndrra, ogure dhe profeci që parashikojnë përfundimin e tij tragjik.
Përkthyes: | Alqi Kristo |
---|---|
Nr. i faqeve: | 208 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Arti i të jetuarit
700 L -
Njëqind vjet vetmi
1500 L -
Mbreti Lir i stepës
500 L -
Parajsa
1000 L -
Don Kishoti II
1500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.