Rebeka është tridhjetë e tre vjeçe, ka më shumë se njëqind palë këpucë, një dollap plot me fustane të ngushta të zeza, kostume dhe një pasion të pamasë për të madhen Coco.
Është romantike, ëndërrimtare dhe çmendurisht e dashuruar me Nikolonë. Pas një viti të kaluar larg, së shpejti do të shkojë tek ai, në Milano. Duket se lumturia po e pret pas dere.
Me të mbërritur në metropol Nikoloja i tregon se dashuron dike tjetër. Kështu, Rebeka gjendet në një qytet të panjohur e me zemrën copë. Po idhulli i saj, Coco-ja, si do të kishte vepruar? Pas ditësh të tëra e mbyllur në shtëpi, më në fund ajo është gati të kthejë faqe dhe zhytet në jetën mondane milaneze, me stilin e heroinës së saj dhe me dëshirën për t’u ndier sërish e pëlqyer.
A do të mbetet Rebeka një “mademoiselle” e përjetshme si e pavdekshmja Coco apo fati i ka rezervuar surpriza që do t’ia kthejnë jetën përmbys?
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 230 |
Përkthyes: | Mesila Kërkeshi |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Sale
Exit West (Dyert drejt perëndimit)
1000 LÇmimi origjinal qe: 1000 L.700 LÇmimi i tanishëm është: 700 L. -
E dashura
1100 L -
Pengu im
1200 L -
9 nëntori
1200 L -
Na ishte një verë
1200 L