Sekretet e një jete magjepsëse

nga Susan Meissner

1200 L

Categories: SKU: 9789928216175

Ndodhej në udhëkryq dhe nuk e dinte që zgjedhja e saj do ta çonte drejt një rruge pa kthim. Këtë dilemë rrok romani “Sekretet e një jete magjepsëse” nga autorja Susan Meissner, i cili sjell historinë e jetës në Britani gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe sulmet naziste mbi Londrën.

DITËT E SOTME, OKSFORD, ANGLI. Studiuesja e re amerikane, Kendra van Zant, e përkushtuar për të realizuar vizionin e saj për një jetë të përkryer, interviston Izabela MekFarlandin pikërisht atëherë kur kjo grua e moshuar e ndien se ka ardhur koha për të rrëfyer të fshehtat e saj gjatë periudhës së luftës, të fshehta që i ka mbajtur brenda vetes për dekada të tëra… duke filluar të tregojë se kush është në të vërtetë.

Në këtë mënyrë, Izabela i bën Kendrës një dhuratë, por edhe e vë përpara një prove që do të testojë bindjet dhe zemrën e saj.

VITET ’40, ANGLI. Kur Hitleri nis një luftë të tmerrshme kundër popullatës civile londineze, qindra mijëra fëmijë shpërngulen nga qyteti dhe merren në kujdestari nga familje fshatare.

Edhe pse pesëmbëdhjetëvjeçarja Emi Dauntri dhe motra më e vogël, Xhulia, sistemohen për mrekulli në një shtëpi të bukur në Kotsuollds, ambicia e zjarrtë e Emit për t’u kthyer në qytet, me qëllim që të trajnohet në atelienë e një stilisti mode, e përball atë me dëshirën e thellë të Xhulias për t’i qëndruar së motrës pranë.

Mes mosmarrëveshjeve dhe keqkuptimeve, pikërisht atëherë kur avionët nazistë fillojnë bombardimin shkatërrimtar mbi Londër, motrat ndahen mizorisht dhe jetët e tyre marrin një rrjedhë tjetër…

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

350

Përkthyes:

Blendi Lami

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Sekretet e një jete magjepsëse”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm