Shah mat

nga Malorie Blackman

1500 L 1275 L

Categories: SKU: 9928816054

Kanë kaluar gjashtëmbëdhjetë vjet që kur Sefi u njoh me Kallumin dhe urrejtja që i ndante u kthye në dashuri e shpresë. Por bota nuk ka ndryshuar aq shpejt për vajzën e tyre, Kalli Rouzin. Duke qenë “racë e përzier”, me një nënë Krose dhe një baba Qeros, në një shoqëri ku Qerosët lëkurëzbehtë trajtohen si inferiorë, ajo tregohet përherë me gisht dhe kudo që shkon, dëgjon pëshpërima për të shkuarën e familjes së vet. Sefi, e ëma, nuk i ka treguar thuajse asgjë së bijës për të atin, por kur Kalli Rouz rritet dhe arrin moshën e adoleshencës, mëson papritmas diçka rreth prindërve të saj dhe është e vendosur ta zbulojë të vërtetën deri në fund. A ishte i ati një terrorist? Apo familja e tij ka luftuar për barazi për popullsinë Qerose? Teksa Kalli fillon të largohet nga Sefi dhe dëshiron ta njohë botën me “sytë e vet”, në mënyrë të pashmangshme, ajo gjendet në një lojë ku rreziqet janë të mëdha dhe ku mund të ketë vetëm një fitues… Historia e tretë e dramatike e sagës E bardha dhe e zeza.

“Libri i tretë i serisë E bardha dhe e zeza nga Malorie Blackman, dhe ndoshta më i miri.” Independent “Një libër që të mbetet në mendje për një kohë të gjatë, që do t’i sfidojë të rinjtë të mendojnë e të reflektojnë për klishetë dhe stereotipat me të cilët përballen.” Observer

Viti:

2024

Faqe:

536

Botues:

Përkthyes:

Virgjil Muçi

Libra të ngjashëm