Mark Rothko, Hannah Arendt, Roman Gary, Gidon Kremer. Ka një lidhje midis emrave të mëdhenj të kulturës botërore: vendet baltike ku ata lindën dhe shpirti i të cilëve i shoqëroi në arratisjen përtej kufirit.
Pikërisht në gjurmët e këtij shpirti, Jan Brokkeni përshkon Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, duke rindërtuar jetët e jashtëzakonshme të njerëzve të famshëm dhe atyre të zakonshëm, për të rizbuluar vitalitetin e një toke, që gjithmonë ka qenë e pushtuar dhe e diskutueshme, ku dhuna e historisë është përballuar nëpërmjet artit, poezisë dhe muzikës.
Midis pallateve Jugendstil të Rigës dhe mureve të Talinit, midis rrugicave hebreje të Vilniusit, kështjellave të Courlandit dhe Königsbergut të Kantit, rijetojnë filmat e Ėjzenštejnit, që u bashkua me bolshevikët kundër babait carist;
mijëra jetët e Roman Garysë, që në letërsi gjeti strehë prej kampeve naziste, pa pranuar kurrë që ishte një i mbijetuar;
dhimbja që përshkon të gjitha kanavacat e Rothkos, të grisura nga perëndimet e kuqe të diellit të Daugavpilsit;
por edhe Revolucioni i kënduar prej Loretës, vajzë e re, kundër tankeve sovjetike, apo diaspora e fshehtë e baronëve baltikë, përfshirë gruan e Tomaso di Lampedusës.
E shkuara dhe e tashmja si në një simfoni, ku çdo detaj tregon për një pasion, një iluzion të humbur ose një nostalgji të thellë.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 376 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Zorba
1200 L -
E fshehta e shëronjëses
1300 L -
Brixhertonët 1: Unë dhe Duka
1200 L -
Dëshmitarja e fundit
1300 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.