Shakaja

1000 L

Categories: SKU: 9789992731613

Është e pamundur të përcaktosh se çfarë është më e bukur: finesa, komedia apo urtësia e këtij romani të mrekullueshëm. Milan Kundera është një artist, sigurisht një nga më të mirët që mund të gjenden, i cili thotë se e mira (dhe e keqja) që del nga shpirtrat e njeriut, ka shumë më tepër rëndësi se veprat e një Shteti. Dhe ai e thotë këtë me pasion, me humor të hollë dhe dashuri.
Salman Rushdie

Pragë, një ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1948. Gremisja e studentit Ludvik fillon me një shaka, një pusullë ironike mbi optimizmin socialist dërguar një vajze bukuroshe, e cila e merr këtë shumë seriozisht. Ai përjashtohet nga partia dhe detyrohet të braktisë studimet. Punon dy vjet në miniera, ku jeta e tij merr një drejtim krejt të ndryshëm nga çka djaloshi kishte përfytyruar për të ardhmen e vet. Kur gjithë fijet e ekzistencës së tij duken të këputura, takon Luçian, “të cilës ia kishin prerë ëndrrën në mes”. Ajo vjedh për të lule në varreza dhe i ofron një dashuri të ëmbël, enigmatike dhe të papërshkueshme. E humbet, sepse nuk di ta kuptojë. Do ta kuptojë, vite më vonë, Helena, gruaja të cilën, me ftohtësi, Ludviku do ta përdorë si mjet për hakmarrjen e tij. Shakaja, romani më i mirë i Kunderës, një radiografi e sistemit komunist në Çekosllovaki, i botuar e i ribotuar edhe në shumë vende të tjera të botës.

“Historitë personale, kur ndodhin, a duhet të thonë diçka? Me gjithë skepticizmin tim, më ka ngelur pak supersticion irracional, siç është kjo bindje e çuditshme që çdo ngjarje që më ndodh duhet edhe të ketë një domethënie; që jeta na flet nëpërmjet aventurës së saj, na zbulon pak nga pak një sekret; paraqitet si një fjalëkryq që duhet zgjidhur, që historitë që ne jetojmë krijojnë njëherazi mitologjinë e jetës tonë dhe se kjo mitologji mban çelësin e të vërtetës dhe të misterit. A është një iluzion? Mundet, madje ka të ngjarë, por s’e shtyp dot këtë nevojë për të deshifruar vazhdimisht jetën time.”

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

286

Përkthyes:

Mirela Kumbaro

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Shakaja”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm