Shtëpia misterioze

Honoré de Balzac

300 L

Categories: , , SKU: 9789994332267Tags: ,

Zogjtë, macet, buklat dhe minjtë, që s’i ndalon kush të hidhen, të bredhin, të zihen e të kacafyten, janë të vetmit që prishin heshtjen e thellë e të zymtë, që mbretëron në këtë vend të trishtuar. Një dorë e padukshme ka shkruar
kudo fjalën «mister». Në qoftë se do t’ju shtynte kureshtja dhe do të afroheshit ta shihnit këtë shtëpi nga ana e rrugës, do të
vinit re një derë të madhe me trajta vezake, ku fëmijët kanë shpuar vrima të panumërta. Më vonë mësova se kishte dhjetë vjet që porta e saj nuk ishte hapur asnjëherë. Nëpërmjet këtyre të çarave do mund të shikonit një harmoni të
plotë midis fasadës së kopshtit dhe asaj të oborrit. Edhe këtu të bie në sy po ai çrregullim. Tufa bari mbulojnë kalldrëmin.
Të plasura të shumta vijosin muret, sipër të cilëve duken të ngatërruara kurorat e luleve. Shkallët e parmakët kanë lëvizur prej vendit. Shiriti i ziles është kalbur, ullukët janë çarë. «Vallë, ç’rrufe ka rënë këtu nga qielli? Vallë,
cila gjykatë ka urdhëruar të mbetet i shkretë ky vend? Mos kanë përdhosur gjëra të shenjta dhe i ka ardhur rëndë perëndisë? Mos kanë tradhtuar Francën?» Të gjitha këto pyetje ia bën vetes kur ndodhesh përpara kësaj shtëpie.
Aty shikon zvarranikët që rrëshqasin dhe nuk të përgjigjen. Kjo shtëpi e zbrazët dhe e shkretë është një kashë e lashtë që s’e ka
zgjidhur asnjeri. Më përpara kishte qenë një çiflig i vogël dhe emrin e kishte La Grande Bretchèche.

Libra të ngjashëm