Shumë vonë

1300 L 1105 L

Categories: , SKU: 9789928837165

Titull i ri nga autorja bestseller Colleen Hoover: Një roman psikologjik mbi obsesionin dhe dashurisë së rrezikshme.

Slloni është e gatshme të sakrifikojë gjithçka, për të mirën e njerëzve që do. Dhe kështu bën, ditë pas dite. E detyruar të jetojë me Asa Xheksonin, një trafikues droge me emër, më në fund arrin të mbijetojë, paçka se kundër parimeve të saj.

Ndërsa ajo bëhet gjithnjë e më e varur emocionalisht dhe financiarisht prej Asës, ai fiksohet aq keq pas saj, saqë rreziku rritet çdo çast. Kur në skenë hyn Karteri, polici I DEA-s, i ngarkuar me detyrën për të kapur Asën, Slloni habitet kur kupton se mes tyre lind një tërheqje e befasishme dhe e fortë. Megjithëse është e vetëdijshme se, po ta marrë vesh Asa, është e vdekur, Slloni zhytet çdo ditë e më shumë në batak.

Ama Asa është gjithnjë një hap para të gjithë atyre që e rrethojnë dhe Slloni nuk bën përjashtim. Askush, asnjëherë nuk i ka futur atij shkopinj nën rrota… Askush, asnjëherë, përveç Karterit!

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

292

Përkthyes:

Mesila Kerkeshi

Botues:

Libra të ngjashëm