Si të bëhesh mbret

nga Jan Terlouw

700 L

Categories: SKU: 9789928366054
Shtatëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së mbretit plak, pas shumë e shumë zvarritjesh nga ministrat që nuk duan të heqin dorë nga pushteti, ka mbërritur çasti që në Katoren të zgjidhet një mbret i ri. Pretenduesi i kurorës, Starku, një djalosh shtatëmbëdhjetëvjeçar është gati, por gjashtë ministrat i vënë si kusht që të përmbushë me sukses shtatë detyra: të luftojë me zogjtë e Decibelit, me dragoin e Smogut, magjistarin e Ekuilibrit e të tjera si këto, për të treguar se është i denjë të drejtojë popullin e Katorenit. Detyrat e çojnë atë në disa qytete të vendit, po si do të mbërrijë Starku aty? Sigurisht me tren. Kështu fillon aventura. Shtatë detyrat janë të vështira, të tjerët janë tërhequr dhe tashmë njerëzia ka ngritur duart përpjetë, është nënshtruar dhe është mësuar të jetojë me të keqen. Por Starku, që vendos të bëhet mbret në botën “moderne” të Katorenit, do të tregojë se nuk ka sfidë që rinia nuk e përballon. Libri ndërthur botën e fantazisë me jetën e përditshme, po aq mjeshtërisht sa edhe në librat e tij të tjerë. Është një histori e mrekullueshme – qesharake dhe emocionuese – me shumë të papritura, nga ato që, kur i mbaron, u kthehesh për t’i lexuar përsëri, të paktën pjesët më të mira, sepse mendon se diçka të ka shpëtuar, diçka e çmuar të cilën do që ta shijosh sërish. Diçka që nuk e prisje të ishte kaq e bukur.
Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

168

Përkthyes:

Albana Nexhipi Lekaj

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Si të bëhesh mbret”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm