…ky libër i shkruar nga Alfred Lela, gazetar me një personalitet të spikatur për stilin e tij, racional, të shtruar dhe ironik pritet që të ngjallë shumë kërshëri, siç ngjall kërshëri edhe fakti që ai zgjedh të komunikojë intimisht me lexuesin, përmes poezisë, veçanërisht në një kohë kur poezia, siç shprehet autori në një nga vargjet e këtij libri, është si “ajo pela gërdallë/ për të cilën askush nuk vë më bast”.
…Përveç groteskut, sarkazmës, që na kujtojnë edhe gazetarinë e tij, poezi të kësaj natyre, me këtë lloj peshe kritike, theksojnë një nga tiparet më rëndësishme të poezisë së tij, që është aftësia për të kuptuar përtej përditshmërisë dhe përtej perceptimit lokal, me një vizion shumë më të gjerë human, duke krijuar kështu tablonë e madhe të gjërave.
– Luljeta Lleshanaku
ISBN: | 9789928824295 |
---|---|
Nr. i faqeve: | 104 |
Viti: | 2024 |
Lidhja: | E fortë |
Libra të ngjashëm
-
Qorrfermani
700 L -
Diktatori në kryq
1000 L