VAZHDIMI EMOCIONUES I ROMANIT LETRA PËR MBRETIN…
Një kalorës i ri.
Një pyll i magjepsur.
Një kërkim i rrezikshëm.
“Askund tjetër nuk mund ta humbasësh aq lehtë rrugën, sa në Pyllin e Egër…”
Një nga kalorësit e mbretit është zhdukur. Ka humbur në dëborë, ndërsa ishte dërguar për të eksploruar Pyllin e Egër, një vend i mistershëm, ku askush nuk guxon të vërë këmbë e për të cilin thuhet se është i magjepsur. Dhe Tiuri, kalorësi trim, duhet ta gjejë.
Bashkë me Piakun, shqytarin dhe shokun e tij besnik, nisen për në zemër të pyllit, një mbretëri e tmerrshme, plot të fshehta, ku rreziku sillet rrotull dhe ku çdo shteg të nxjerr në udhën e gabuar. Një vend me qytete të humbura, me mallkime të moçme; me plaçkitës, princesha dhe njerëz të çuditshëm veshur me të gjelbra; me miq të vjetër dhe armiq të rinj të pabesë… dhe ku një komplot sekret kërcënon t’i japë fund një mbretërie të tërë.
Viti: | 2022 |
---|---|
Faqe: | 480 |
Botues: | |
Përkthyes: | Afërdita Shuteriqi |
Libra të ngjashëm
-
Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes (#7)
1250 L1063 L -
Uma dhe përgjigja e të gjitha pyetjeve
1200 L1020 L -
Eneida: Aventurat e Eneas
500 L425 L -
Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit (#3)
900 L765 L -
Histori përpara gjumit për vajza rebele 2
2000 L1700 L