Të thuash gati të njëjten gjë

1000 L

Categories: SKU: 9789992759933

Përkthimi nuk është thjesht një kalim nga një gjuhë në tjetrën, por edhe një kalim nga një kulturë në tjetrën, nga një enciklopedi në tjetrën. Një përkthyesi lipset të mos i trembet syri jo vetëm nga rregullat rreptësisht gjuhësore, por edhe nga elementet kulturore, në kuptimin më të gjerë të fjalës.

Të thuash gati të njëjtën gjë, është një demonstrim i shkëlqyer erudicioni prej njërit nga mendimtarët më të shquar të botës rreth çështjes sesi përkthimi i keq mund të cenojë kulturën, politikën dhe artin. I bazuar në një varg leksionesh për përkthimin, ky studim është një diskutim provokues dhe bindës për vështirësitë e një përkthimi besnik. Duke përdorur shembuj nga tekstet e letërsisë klasike, përfshirë edhe romanet e tij bestseller, Eco-ja shqyrton gjërat e drejta dhe gabimet, keqkuptimet dhe “negocimet” e domosdoshme gjatë përkthimit. Aty ku Hamleti i Shekspirit, kur dëgjon Polonin prapa perdeve, bërtet: A rat!, Hamleti i Nolit bubullin: Një mi! A është ky përkthimi besnik?! Por ka një arsye të fortë për këtë… Me shumë mprehtësi dhe humor gjatë analizës së përkthimeve të ndryshme, Eco-ja dëfren se si kryhen këto negocime. Duke ndriçuar grackat e një përkthimi fjalë për fjalë, ai i kërkon një aparature të përkthejë një pjesë nga Bibla në spanjisht, pastaj e kthen atë sërish në anglisht, pastaj në gjermanisht dhe sërish në anglisht.

Përfundimi është gazmor dhe qesharak, por, sipas këndvështrimit të Eco-s, aty prapëseprapë mund të dallosh që bëhet fjalë për Biblën dhe jo për aventurat e para të Harry Potteri-t. Interesant dhe i kuptueshëm për gjithkënd, ky studim është i domosdoshëm veçanërisht për studentin e gjuhëve të huaja.

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

416

Përkthyes:

Mariana Ymeri, Alketa Ylli

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Të thuash gati të njëjten gjë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm