Të thuash gati të njëjtën gjë
nga Umberto Eco
1000 L 850 L
Përkthimi nuk është thjesht një kalim nga një gjuhë në tjetrën, por edhe një kalim nga një kulturë në tjetrën, nga një enciklopedi në tjetrën. Një përkthyesi lipset të mos i trembet syri jo vetëm nga rregullat rreptësisht gjuhësore, por edhe nga elementet kulturore, në kuptimin më të gjerë të fjalës. Një demonstrim i shkëlqyer erudicioni prej njërit nga mendimtarët më të shquar të botës rreth çështjes sesi përkthimi i keq mund të cenojë kulturën, politikën dhe artin. I bazuar në një varg leksionesh për përkthimin, ky studim është një diskutim provokues dhe bindës për vështirësitë e një përkthimi besnik. Duke përdorur shembuj nga tekstet e letërsisë Letërsi & fiksion > Klasikëe, përfshirë edhe romanet e tij bestseller, Ecoja shqyrton gjërat e drejta dhe gabimet, keqkuptimet dhe “negocimet” e domosdoshme gjatë përkthimit. Aty ku Hamleti i Shekspirit, kur dëgjon Polonin prapa perdeve, bërtet: A rat!, Hamleti i Nolit bubullin: Një mi! A është ky përkthimi besnik?! Por ka një arsye të fortë për këtë… Me shumë mprehtësi dhe humor gjatë analizës së përkthimeve të ndryshme, Ecoja dëfren se si kryhen këto negocime. Duke ndriçuar grackat e një përkthimi fjalë për fjalë, ai i kërkon një aparature të përkthejë një pjesë nga Bibla në spanjisht, pastaj e kthen atë sërish në anglisht, pastaj në gjermanisht dhe sërish në anglisht. Përfundimi është gazmor dhe qesharak, por, sipas këndvështrimit të Ecos, aty prapëseprapë mund të dallosh që bëhet fjalë për Biblën dhe jo për aventurat e para të Harry Potterit. Interesant dhe i kuptueshëm për gjithkënd, ky studim është i domosdoshëm veçanërisht për studentin e gjuhëve të huaja.
Botues: |
---|
Libra të ngjashëm
-
William Shakespeare
2000 L1700 L -
Kadare në gjuhët e botës
1500 L1275 L -
Sfida estetike e Samuel Begetit
1200 L1020 L -
Lavjerrësi i Fukoit
1800 L1530 L -
Rrugëtime shqiptaro-greke
1000 L850 L