“Të vdesësh nën diell” është përmbledhja e parë me tregime nga autori premtues, Ervin Nezha, i cili u shpall edhe një nga tri fituesit e çmimit “Libri i karantinës”. Këto tregime dallojnë për stilin befasues dhe mjeshtërinë e ndërtimit të karaktereve. Tematika e tyre i mëshon fort fatit të përcaktuar të njeriut.
Ato vijnë me stil të drejtpërdrejtë të të rrëfyerit, pa metafora e figuracion të tepruar, me gjuhë të çiltër, fraza të shkurtra e imazhe të gjalla, që u japin tregimeve zhdërvjelltësinë dhe befasinë. Këto tregime përmbajnë nota surreale, alegorike dhe satirike. Tregimet e Ervin Nezhës shërbejnë si vazhdimësi e një tradite në gjininë e tregimit shqip.
Viti: | 2020 |
---|---|
Faqe: | 108 |
Përkthyes: | |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Fabula Rasa
1000 L -
Dead End
1000 L -
Breznitë e Hankonatëve
500 L