Në sfondin e botimeve të ndryshme teorike që janë shfaqur vitet e fundit, vepra “Teoria e letërsisë”, së cilës teoricienë të shumtë në vende të ndryshme i janë referuar vazhdimisht gjatë viteve, mbetet një tekst bazë lidhur me problemin e rëndësishëm të thelbit të letërsisë dhe të mënyrës së analizës së veprës letrare. I konsideruar si një tekst i shkëlqyer, ku bëhen përpjekje për të njësuar poetikat (teoria letrare) me kritikën (vlerësimin e letërsisë) me studimin (kërkimin) dhe historinë letrare (dinamika e letërsisë në kontrast me karakterin statik të teorisë dhe kritikës), ky libër u bë shumë i përhapur dhe ishte Wellek që u vlerësua si studiuesi i parë i letërsisë në kohën moderne. Libri është çmuar, gjithashtu, për raportet dhe përmasat e arsyeshme, jashtë eklektizmit ose karakterit doktrinar.
Kjo vepër është e rëndësishme për kritikën letrare shqiptare dhe, mbi të gjitha, është tepër e domosdoshme si një ndër literaturat bazë për mësuesit dhe studentët universitarë.
PROF. DR. FLORESHA DADO
Libra të ngjashëm
-
William Shakespeare
2000 L -
Në studion Kadare
2000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.