Nuk ka burrë në botë që të zbutë Aleksandra Rubilovën. Mos-pranimi i palëkundur për t’u martuar i Aleksës, rebeles së papërmbajtur dhe të bukur, e ka mërzitur babain e saj të pafuqishëm. Prandaj, ai sajon një kontratë “të harruar prej kohësh” dhe ia dërgon atë vajzës së tij rebele, kontratë që thotë se Aleksandra është fejuar që në djep me libertinin e hijshëm e të padurueshëm me të cilin ajo duhet të shkojë për t’u martuar në atdheun e tij.
I tronditur që e gjen papritur veten të fejuar, konti Vasili Petrov planifikon ta refuzojë të fejuarën e padëshiruar duke u sjellë si horr, pa ditur që edhe Aleksandra finoke planifikon të njëjtën gjë. Por rruga e mashtrimit nuk është e lehtë dhe kthesat e shumta e të papritura të saj mund t’i çojnë dy bashkudhëtarët mosdashës në një pikëmbërritje krejt të paparashikuar: tek ajo pikë që quhet dashuri e zjarrtë.
Vlerësime
“Johanna Lindsey krijon përralla që bëhen të vërteta.”
– Romantic Times
“Johanna Lindsey ka dorë të sigurt kur bëhet fjalë për romancën historike.”
– Newport News Daily Press
“Librat e saj kanë ritmin e stilin e duhur dhe përmbajnë personazhe të fuqishme, humor, fabula interesante dhe natyrisht, romancë.”
– Cincinnati Enquirer
“Johanna Lindsey na ngazëllen… Ne nuk kemi ç’të bëjmë tjetër veçse të shijojmë humorin dhe fuqinë e rrëfimit.”
– San Diego Union-Tribune
“Argëtim i cilësisë së lartë. Tërheqja dhe joshja e personazheve
të saj janë ngjitëse.”
– Publishers Weekly
“Romancë historike e lezetshme, me kthesë të menduar bukur.”
– Booklist
Viti i botimit: | 2022 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 428 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Heshturazi dashuri
800 L -
Kujtimet e tij
1200 L -
9 nëntori
1200 L -
Kockat e zemrës
1200 L -
Ana Eliot (Persuasion)
1400 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.