Pesë vjet më parë Ejdën Tejlëri u largua nga Nju Jorku, hipur në koçinë e fitimtarëve, drejt diellit dhe dëfrimit të Kalifornisë. I porsanderuar me Çmimin Pulitzer për librin e tij të parë, i mikluar nga kritika dhe i mbështetur nga një numër i madh kopjesh të shitura, s’kishte dyshime se ai ishte vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe të gjatë.
Sa keq që gjërat nuk shkuan pikërisht kështu: libri i tij i parë mbeti i vetmi, agjenti letrar dhe botuesi iu bënë ferrë që të dorëzonte të dytin, për të cilin kishte futur në xhep një paradhënie të majme.
Një roman që Ejdëni nuk po e shkruante dot kurrsesi. I dëshpëruar dhe i cungët në ide, në kërkim të frymëzimit provoi të kthehej në qytetin e lindjes, atje ku kishte zënë fill gjithçka. Dhe pikërisht në Nju Jork do të njohë Lorelën, shkrimtare romanesh rozë shumë prodhimtare. Po po… “rozë”: një gjini që Ejdëni e përbuzte. Sepse, sipas tij, ajo ishte palavi, jo letërsi. Dhe kushdo në ditët e sotme ishte i zoti të shkruante një histori të rëndomtë dashurie… Apo ndoshta jo?
Vlerësime
“Anna Premoli është e zonja ta kredhë gjininë e rozës kombëtare në sugjestione ndërkombëtare dhe të ngulura fort në shpirtin e kohës sonë.”
– La Repubblica
“Anna Premoli është një spot i gjallë i self-publishing: nga uebi te Çmimi Bancarella me romanin e saj të parë.”
– Vanity Fair
“I pari rast i vërtetë italian i self-publishing që i ka prirë fati.”
– La Stampa
Viti i botimit: | 2018 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 320 |
Përkthyes: | Agim Doksani |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Kurrën e kurrës
1200 L -
Rruga Chanel nr. 5
1200 L -
Gjithçka perfekte tek ti
1200 L -
E dashura
1100 L -
Sekreti i Krishtlindjes
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.