Nuk ka familje pa probleme, por familja Plamb qëndron përmbi të gjitha, edhe mes më problematikeve. Vite të tëra tensioni dhe mosmarrëveshjesh arrijnë kulmin kur Melodia, Beatrisa dhe Xhek Plambi mblidhen për t’u përballur me vëllanë e tyre të pandreqshëm, Leon, i cili sapo ka dalë nga një qendër rehabilitimi. Disa muaj më parë, në gjendje të dehur dhe të droguar, ai bëri një aksident të rëndë automobilistik bashkë me një nëntëmbëdhjetëvjeçare. Ky aksident vuri në rrezik trashëgiminë e familjes Plamb, të cilën vëllai dhe motrat mezi prisnin ta shtinin në dorë, për të zgjidhur secili problemet e veta familjare.
A do të mundet Leoja t’i shpëtojë familjarët nga rrënimi i pashmangshëm? Tani, të gjithë do të përballen me mëritë e vjetra, me të vërtetat e reja dhe gjithashtu, më në fund do të pranojnë zgjedhjet që kanë bërë në jetë.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 332 |
Përkthyes: | Belina Shalari |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
E fshehta e shëronjëses
1300 L -
Arminuta
1000 L -
Ne të gjallët
1200 L -
Katër erërat
1400 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.