Ngjarjet e rrëfyera në vëllimin “Tregime të rinisë” nuk janë të vërteta, por edhe mund të ndodhin. Ndonëse të shkëputura dhe të lexueshme jashtë radhe, ato kanë një lidhje mes tyre: personazhin Majk (Majkëll, Mikel), i cili shfaqet herë si protagonist, herë si antagonist e herë si kalimtar i rastit.
Tregimet flasin për përplasje këndvështrimesh mes të rinjve dhe më të rriturve, mes të pasurve dhe më të varfërve, mes ëndërrimtarëve dhe atyre me këmbë në tokë.
Zhvillohen në një periudhë ende të pasunduar plotësisht nga teknologjia, kohë kur ekzistonte bashkëbisedimi dhe kontakti mes njerëzve. Gjuha dhe stili i përdorur në këtë libër është i thjesht dhe i zakonshëm, si jeta e shumicës prej lexuesve. Nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, për të përshkruar ngjarje të thjeshta.
U ula përsëri në karrige buzagaz dhe i çliruar. Po ndihesha sikur kisha nxjerrë një helm nga gjaku im dhe tashmë mund të vazhdoja të jetoja. Më në fund, përsëri i lirë. Buzëqeshja më ngriu dhe ndjeva të më zmadhoheshin pak sytë. Vërtet isha çliruar nga puna, por tashmë isha i burgosur i një mendimi. Unë nuk e lashë punën për arsyet që kisha besuar gjithnjë. Ishte rastësi dhe kjo rastësi nuk më la të shprehesha. Do të mbetesha përjetë peng i një mendimi të pathënë, i një të vërtete të pashprehur. Do të isha i blerë nga qeveria. Përse duhej të ndërhynte fati? Unë e kisha të qartë se ç’do të thosha. Tashmë isha dhe unë si të gjithë. Një marionetë.
Botues: |
---|
Libra të ngjashëm
-
Kafsha apo fantazma
500 L -
Fabula Rasa
1000 L -
Gurit të varrit ia rrëfej
1200 L -
Letër Dylqinjës
1000 L -
Qyteti pa reklama
500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.